Kjo faqe në:

Tahseen Sayed

Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Evropa dhe Azia Qendrore

Tahseen Sayed është Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë. Znj. Sayed, me kombësi pakistaneze, ka një Master në Ligj dhe Diplomaci, me specializim studimet për zhvillim nga Universiteti Tuft Shkolla Fletcher e Ligjit dhe Diplomacisë në SHBA.

Para se të vinte në Shqipëri, znj. Sayed ishte Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Nepal, në Rajonin e Azisë Jugore, ku menaxhonte një portofol prej 1.2 miliard dollarësh. Më herët, ajo ka qënë këshilltare për projektet në zyrën e Bankës Botërore në Bangladesh, në pozicionin e Zëvendës Drejtores për vendin.  Ajo ka njohuri të thella në programet e Bankës dhe një eksperiencë pozitive në arritjen e rezultateve dhe inovacione.
    All
    Research
    Projects
    Blog Posts