Skip to Main Navigation
Video15 mars 2019

Ç’po ndodh në pyjet shqiptare? (Pjesa e 2-të)

Inventari Kombëtar i Pyjeve në Shqipëri mbështetet nga Banka Botërore, Qeveria Suedeze dhe Asistenca për Mjedisin Global përmes Projektit të Shërbimeve Mjedisore. Ekspertët e trajnuar po kryejnë matjet në të gjithë vendin duke mbledhur të dhëna për mbi 60 indikatorë të pyjeve shqiptare. Të dhënat dhe analizat do të tregojnë prirjet kryesore të zhvillimit të sektorit të pyjeve, si dhe do të ndihmojnë politikëbërësit të marrin vendime për një zhvillim të qëndrueshëm të pyjeve.