Fjalime dhe tekstet e fjalimeve

Fjala e Kseniya Lvovsky në aktivitetin për Fondin e Mirëbesimit për Sistemin e Planifikimit të Integruar

9 prill 2013


Kseniya Lvovsky, Përfaqësese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore, Shqipëri Aktiviteti i fillimit të Fondit të Mirëbesimit për Sistemin e Planifikimit të Integruar Tirana, Shqipëria

Siç përgatitet për t’u mbajtur

Të Nderuar ministër Bode dhe ministër Pollo,

Të Nderuar ambasadorë dhe drejtues të agjencive,

Të dashur znj. Kuko dhe z. Haldeda,

Të nderuar përfaqësues të komunitetit të donatorëve,

Të dashur pjesëmarrës dhe kolegë,

Unë jam e lumtur të jem sot me të gjithë ju për të shënuar fillimin e projektit për Sistemin e Planifikimit të Integruar (ang.)

Unë do të doja të përgëzoja Ministrinë e Financave dhe Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj për përgatitjen e dokumentit të projektit. Më lejoni të paraqes falenderimet e mia të thella për qeveritë kontribuese – Austri, Suedi dhe Zvicër – dhe përfaqësuesit e tyre për mbështetjen bujare për reformat e menaxhimi financiar publik. Unë do të doja gjithashtu të falenderoja ekipin e Bankës Botërore, të cilët kanë punuar pa u lodhur gjatë gjithë procedurave, me disa agjenci kontribuese, drejt finalizimit të Marrëveshjes së Grantit për të cilën jemi mbledhur sot.

Sot, ne hyjmë në një fazë të re dhe më të vështirën e projektit: zbatimin e tij. Nuk do të jetë e lehtë: reformat, veçanërisht reforma të menaxhimit financiar, mund të jenë të dhimbshme dhe të vështira, si teknikisht ashtu dhe politikisht. Por mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të fazës së parë do të shërbejnë si një bazë e mirë për të punuar më mirë e më shpejt në fazën e dytë.

Mbështetja e axhendës së drejtuar nga vendi është një kusht i domosdoshëm për sukses. Faza e parë e projektit u vlerësua shumë nga të gjithë përfituesit si dhe nga partnerët e zhvillimit. Ai është përputhur plotësisht me strategjinë e reformave të qeverisë dhe gjithashtu ka trajtuar një numër nevojash specifike në fushën e trajnimit të shërbimit civil, përmirësimit të procesit të planifikimit dhe menaxhimit të ndihmës së huaj. Lidhje me axhendën e integrimit në BE, kryesisht nëpërmjet përputhjes së procesit të buxhetimit me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, është një dimension tjetër i rëndësishëm i këtij projekti që ndihmon në sigurimin e qëndrueshmërisë së rezultateve të arritura. Kjo udhëheqje është edhe më e fortë tani dhe unë besoj që kjo do të krijojë mundësi më të mira për një zbatim të suksesshëm.

Faza e dytë e projektit do të përfitojë nga mekanizmat dhe kapacitetet e menaxhimit të projektit, të cilat janë ngritur tashmë. Vlerësimi i kryer gjatë përgatitjes tregon që kapaciteti i institucioneve përfituese dhe kapacitetet për prokurim dhe menaxhim financiar në agjencinë zbatuese janë në nivel të kënaqshëm. Si rezultat, disa aktivitete kanë filluar tashmë dhe disa janë në proces për të filluar. Do të jetë e rëndësishme që ato të zbatohen me standardin e lartë që pritet nga donatorët.

Përcaktimi i qartë dhe monitorimi i progresit drejt rezultateve të matshme është një mësim tjetër në përmirësimin e zbatimit të projektit. Unë i rekomandoj fuqishëm ekipit zbatues që të sigurohen që ata të hartojnë një matricë rezultatesh të thjeshtë dhe lehtësisht të verifikueshme sa më shpejt të jetë e mundur. Një pjesë e madhe e vëmendjes gjatë fazës së parë të projektit  ju kushtua dhënies së inputeve të duhura të cilat janë, sigurisht, të nevojshme për të pasur sukses. Megjithatë, fokusi tek inputet nuk është i mjaftueshëm dhe rezultatet duhet të jenë një pjesë thelbësore e integrale e projektit të cilin ju po e filloni sot.

Unë do të shkoja edhe më tej dhe të thoja që elementet më të rëndësishëm për projektin janë performancë dhe rezultate. Mbështetja që do t’i ofrohet Sistemit të Informacionit të Menaxhimit FInanciar, Sistemit të Informacionit të Menaxhimit të Jashtëm dhe Sistemit të Informacionit të Menaxhimit të Planifikimit të Integruar është pikërisht për të ndihmuar në monitorimin e rezultateve drejt objektivave në mënyrë që politikë-bërësit të jenë të informuar më mirë në proceset e tyre vendim-marrëse  dhe më të përgjegjshëm për vendimet që marrin.

Ky projekt shumë-donatorësh është pjesë e një pakete më të madhe ndihme, të cilën Qeveria e ka marrë me vite nga komuniteti i donatorëve si BE, Suedi, Austri, Zvicër, DfID dhe të tjerë në fushën e Menaxhimit Financiar Publik. Ndërkohë që është arritur shumë deri tani, mbetet ende shumë për të bërë. Realiteti i ri i kufizimeve më të ashpra buxhetore në të gjithë Evropën, i detyron të gjithë qeveritë të jenë më efektivë dhe efiçentë në menaxhimin e burimeve dhe të angazhuar ndaj planifikimit, monitorimit, kontrollit dhe auditimit më të mirë.

Gjithashtu, gjatë përgatitjes së këtij projekti, atyre që financojnë këtë project, iu është dashur të bëjnë zgjedhje të vështira dhe të vendosin prioritete në kuadrin e kufizimeve buxhetore. Kontributi i ardhshem në këtë projekt nga ana e BE-së pritet që të mbështesë financimin e aktiviteteve të tjera.  

Projekti i Sistemit te Planifikimit të integruar ka qenë një shembull shumë i mirë i mënyrës se si partnerët e zhvillimit mund të punojnë së bashku dhe të mbështesin përpjekjet e vendit, nëpërmjet një qasjeje programatike me faza, në një fushë kritike për përmirësimin e qeverisjes dhe çuarjen përpara të integrimit në BE. Unë pres me padurim që ky shembull i praktikës së mire, të zbatohet me sukses – dhe t’i kapërcejë – rezultatet e pritshme.

Edhe një herë, përgëzimet dhe urimet më të mira të gjithëve për suksesin e ardhshëm.


Kontaktet e mediave
Në Tirana
Ana Gjokutaj
tel : +(355-42) 280 655
agjokutaj@worldbank.org

Api
Api

Welcome