NJOFTIME PËR SHTYP

Deklaratë nga Jan-Peter Olters, Menaxher për Kosovë i Bankës Botërore

8 prill 2013



Prishtinë, 8 prill 2013 - Në përgjigje të një artikulli të botuar në “Koha Ditore”, Banka Botërore thekson se sipas informatave në dispozicion për ekspertët e saj të projektit dhe të prokurimit, nuk ka pasur ndonjë parregullsi në procesin tenderues për Qendrën Kombëtare të të Dhënave, duke reflektuar faktin se dokumentet e tenderit ashtu si janë publikuar (shihni linqet nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik) kanë specifikuar edhe çmimin edhe kritere teknike për dhënien e tij. Themelimi i një Qendre Kombëtare të të Dhënave, që do të rrisë nivelin e sigurisë për të gjitha bazat e të dhënave të Qeverisë dhe do të përkrahë zbatimin e strategjisë për E-Qeverisjen, është një nga komponentet e Projektit për Modernizimin e Sektorit Publik. PMSP, projekt ky i financuar nga Banka Botërore dhe i ekzekutuar nga Qeveria e Kosovës, zbatohet në bazë të rregullave dhe procedurave të prokurimit të Bankës Botërore, ku çmimi nuk është domosdoshmërisht kriteri i vetëm. Në këtë rast të veçantë, dhe në pajtim me dokumentet e lëshuara të tenderit, në zgjedhjen e ofertës fituese janë marrë parasysh edhe kërkesa tjera teknike.

Bazuar në raportin e vlerësimit të ofertave dhe informatave të pranuara nga Njësia për zbatimin e projektit, Banka Botërore nuk ka gjetur ndonjë parregullsi dhe kështu ka dhënë miratimin e vet (“Pa vërejtje”) për Qendrën Kombëtare të të Dhënave për t’ia ndarë kontratën ofertuesit më të ultë substancialisht më të përgjegjshëm.

Ftesa për oferta 

Ndarja e kontratës 

Kontaktet e mediave
Në Pristina
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454
laliu1@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
ECA-KOS

Api
Api

Welcome