col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-8
col-lg-8
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-7
col-lg-7
  • add-style
  • font-medium
  • lp-body-content

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) mund të rrisë produktivitetin dhe të kontribuojë për zbutjen e presioneve demografike

UASHINGTON, 6 tetor 2026 — Përballë çmimeve më të larta të energjisë, pasigurisë së shtuar dhe zgjerimit më të dobët ekonomik të partnerëve tregtarë, rritja ekonomike në Evropë dhe në Azinë Qendrore* pritet të ngadalësohet në 2.2% në vitin 2026 nga 2.6% në vitin 2025, sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore “Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore: Vënia e Inteligjencës Artificiale në Funksion të Punësimit, Ndërmarrjeve dhe Produktivitetit”, i publikuar sot.

Ky ngadalësim ndjehet në të gjithë rajonin, duke pasqyruar dobësinë ekonomike në shumicën e këtyre vendeve. Me përjashtim të Rusisë, e cila përfaqëson rreth 40% të prodhimit ekonomik të rajonit, në vitin 2026 ritmi i rritjes pritet të ulet në 3% nga 3.7% në vitin 2025. Çrregullimet në tregjet globale të mallrave bazë kanë ushtruar një ndikim më të kufizuar nga sa pritej fillimisht.

true
expert-quote, expert-quote-slider
Ekonomitë në zhvillim të rajonit vazhdojnë të shfaqin aftësi ripërtëritëse falë uljes së intensitetit energjetik, forcimit të politikave qeveritare dhe kërkesës së fuqishme të brendshme. Për të rritur produktivitetin dhe për të kontribuar në kompensimin e tkurrjes së popullsisë në moshë pune, vendet e rajonit mund të shfrytëzojnë potencialin e inteligjencës artificiale përmes forcimit të aftësive bazë arsimore dhe menaxheriale, ndërsa përgatisin institucionet e tregut të punës dhe ato të mbrojtjes sociale për t’iu përshtatur këtij transformimi të thellë.
Antonella Bassani
Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore
false

Kushtet e favorshme në tregun e punës, rritja e pagave reale, dërgesat e emigrantëve, numri i turistëve dhe investimet publike kanë mbështetur rritjen ekonomike. Masat e përkohshme lehtësuese të ndërmarra nga qeveritë përkatëse kanë zbutur pjesërisht ndikimin e kostove më të larta të energjisë mbi familjet dhe ndërmarrjet, ndonëse në disa vende ato kanë shtuar presionet fiskale.

Azia Qendrore vazhdon të jetë nënrajoni me rritjen më të shpejtë ekonomike dhe parashikohet të rritet me 5.8% në vitin 2026, me një rritje të projektuar prej 9.6% në Republikën e Kirgistanit dhe 7.9% në Uzbekistan. Në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2026 rritja pritet të përshpejtohet në 3.1%, nga 2.6% në vitin 2025, ndërkohë që në Evropën Qendrore spikat Polonia me një rritje të qëndrueshme në vlerën 3.6%. Rritja ekonomike e Ukrainës pritet të ngadalësohet në 1.2%, si pasojë e përshkallëzimit të dëmeve ndaj infrastrukturës kritike dhe ndërprerjeve në aktivitetin eksportues.

Rritja e çmimeve të energjisë e ka mbajtur inflacionin në nivele të larta, ndërsa dobësimi i ritmit të rritjes në Bashkimin Evropian dhe konkurrenca gjithnjë e më e fortë nga vendet e tjera po ndikojnë tek eksportet dhe aktiviteti industrial, veçanërisht në zinxhirët e furnizimit të industrisë automobilistike në rajon. Ndërprerjet e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, vazhdimi i konfliktit në Ukrainë, rritja e mëtejshme e kostove të energjisë, transportit dhe plehrave kimike, shtrëngimi i kushteve globale të financimit, dobësimi i rritjes ekonomike te partnerët kryesorë tregtarë dhe fenomenet ekstreme klimatike vijojnë të mbeten ndër risqet kryesore.

Raporti, në analizën e tij të posaçme mbi inteligjencën artificiale, vlerëson se përhapja e kësaj teknologjie në rajon po ndodh me një ritëm më të shpejtë sesa aftësia aktuale e ekonomive për ta përthithur atë. Rreth një në pesë punonjës, kryesisht të rinj dhe me nivel të lartë arsimimi, janë të angazhuar në profesione të ekspozuara në mënyrë të konsiderueshme ndaj IA-së. Aktualisht inteligjenca artificiale përdoret nga më pak se një në dhjetë ndërmarrje, kryesisht për detyra bazike.

Rajoni plotëson shumë nga kriteret e nevojshme për përdorimin e IA-së, përfshirë mbulimin pothuajse universal me rrjet celular, kostot e favorshme të energjisë dhe një bazë të fortë talentesh me aftësi teknike. Megjithatë, raporti vëren se përvetësimi i IA-së pengohet nga mungesa e aftësive bazë arsimore dhe menaxheriale, mungesa e të dhënave të integruara dhe ndërvepruese, dhe e kapaciteteve për përpunimin kompjuterik.

true
expert-quote, expert-quote-slider
Ndërsa sektori privat duhet të shërbejë si motori kryesor drejt përvetësimit, përshtatjes dhe inovacionit, përgatitja e fuqisë punëtore për Inteligjencën Artificiale u ofron politikëbërësve një mundësi reale për të adresuar sfidën e vendeve të punës dhe për të gjeneruar rritje ekonomike. Gjatë dekadës së ardhshme, rreziku më i madh për rajonin ka të ngjarë të jetë përdorimi dhe përshtatja e pamjaftueshme e inteligjencës artificiale, jo përdorimi i tepërt i saj.
Ivailo Izvorski
Kryekonomist i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore
false

Përtej rritjes së efikasitetit të industrive ekzistuese, IA mund të bëjë të mundur zhvillimin e produkteve, shërbimeve, profesioneve dhe sektorëve të rinj. Dy faktorët kryesorë për ta bërë këtë realitet janë përmirësimi i aftësive të fuqisë punëtore, si edhe rritja e ndjeshme e investimeve private. Qeveritë mund të ndihmojnë në nxitjen e këtyre investimeve duke zgjeruar aksesin e përballueshëm në kapacitetet kompjuterike, duke krijuar kështu mundësi për eksportin e kapaciteteve të përpunimit kompjuterik, nëse ekziston kërkesë në treg.

*Përfshin Evropën Qendrore, Evropën Lindore, Azinë Qendrore, Kaukazin Jugor, Ballkanin Perëndimor, Federatën Ruse dhe Turqinë.

Kontakt:

Zyra e Marrëdhënieve me Median

press@worldbankgroup.org
Tel: (202) 473-7660

Rreth Grupit të Bankës Botërore

Grupi i Bankës Botërore ka një vizion ambicioz: të krijojë një botë pa varfëri në një planet të jetueshëm. Në më shumë se 100 vende, Grupi i Bankës Botërore ofron financim, këshillim dhe zgjidhje novatore që përmirësojnë jetën e njerëzve duke krijuar vende pune, nxitur rritjen ekonomike dhe duke adresuar sfidat globale më urgjente.

Për më shumë informacion, vizitoni faqet

www.worldbank.org , www.miga.org  dhe www.ifc.org.

col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
  • add-style

LIDHUR ME

ombc-i18n-key
ombc
ombc-description-i18n-key
ombc-description
signup-i18n-key
signup
register-i18n-key
register