col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-8
col-lg-8
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-7
col-lg-7
  • add-style
  • font-medium
  • lp-body-content

UASHINGTON DC, 12 shkurt 2025 – Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej 120 milionë $ për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky është financimi i dytë i një serie prej dy fazash që ndihmon vendin të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe atë mjedisore.

Programi i ri do të mbështesë Shqipërinë në tri fusha kryesore reformash, të cilat synojnë:

  • Forcimin e hapësirave fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe mjedisore.
  • Zgjerimin e tregut të energjisë, duke nxitur burimet e rinovueshme dhe rritjen e efiçencës së energjisë.
  • Mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e emetimeve të karbonit.

Ky program është në përputhje me Kuadrin e Partneritetit të Vendit për periudhën 2023-2027, cka përforcon angazhimin e Bankës Botërore për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj.

“Paketa e reformave që mbështesim përmes këtij programi synon të forcojë perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë,” tha Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Ky financim do ta ndihmojë vendin të adresojë sfidat kryesore në sektorin e energjisë si dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të menaxhuar rreziqet fiskale dhe për të mbështetur më mirë shtresat në nevojë të popullsisë.”

Programi reflekton aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026 dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit për klimën. Masat kryesore përfshijnë forcimin e qëndrueshmërisë fiskale, përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale dhe nxitjen e reformave në sektorin e energjisë.

Kuadri i politikave makroekonomike të Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm, i karakterizuar nga deficit fiskali menaxhueshëm, borxh publik në rënie, politikë monetare e qëndrueshme e mbështetur nga masa dhe mbikëqyrje e kujdesshme.

Contacts

Ana Gjokutaj

agjokutaj@worldbank.org
Tiranë

Filip Kochan

fkochan@worldbank.org
Vienë

About The World Bank

The World Bank Group has a bold vision: to create a world free of poverty on a livable planet. In more than 100 countries, the World Bank Group provides financing, advice, and innovative solutions that improve lives by creating jobs, strengthening economic growth, and confronting the most urgent global challenges. For more information, please visit www.worldbank.org, www.miga.org, and www.ifc.org.

col-xs-12
col-sm-12
col-md-1
col-lg-1
col-xs-12
col-sm-12
col-md-3
col-lg-3
  • add-style

LIDHUR ME

lp-heading-bottom-medium

OMBC

Online Media Briefing Center (OMBC) news for accredited journalists
Sign In
https://media.worldbank.org/
Register
https://media.worldbank.org/user/register
secondary
white-btn