Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP 2019-06-14

Inspektorati i Punës dhe APP, marrëveshje për zbatimin e Kodit të Punës nga operatorët ekonomikë

TIRANE, 14 qershor 2019 - Operatorët ekonomikë duhet të ndërgjegjësohen mbi detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Punës për të trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë punonjësit e tyre pavarësisht gjinisë apo karakteristikave të tjera, u vu ne dukje sot gjate nenshkrimit te një Marrëveshjeje Mirëkuptimi midis Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik (APP).  Në emër të ISHPSHSH marrëveshja u nënshkrua nga z. Arben Seferaj, Kryeinspektor, ndërsa në emër të APP nga znj. Reida Kashta, drejtoreshe e institucionit.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe Zevendes Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Erjon Luçi dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim.

Banka Botërore dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit janë angazhuar fort në nxitjen e marrjes së përgjegjësive prej korporatave si dhe mbështesin axhendën e qeverisë shqiptare në këtë drejtim.

Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Erjon Luçi falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e kësaj nismë dhe theksoi se një ndër aspektet sfiduese të saj është pikërisht fuqizimi i grave dhe vajzave, e jo thjesht barazia gjinore. “Fuqizimi i grave dhe i vajzave është një potencial i madh ekonomik që duhet ta shfrytëzojmë, por edhe duke i krijuar mundesitë. Kjo lidhet jo vetëm më dallimet gjinore, por shtrihet në të gjithë shoqërinë, përfshirë edhe njërëzit në nevojë. Fuqizimi i tyre është fjalë kyçe per uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies”, u shpreh z. Luçi, duke shtuar se një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar dhe zbatimit të masave konkrete.

Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore, znj. Maryam Salim, tha se: “Më këtë Marrëveshje Mirëkuptimi qeveria shqiptare jep një sinjal të fortë se të bësh biznes me shtetin, punëdhënësit duhet të sigurohen se po zbatojne ligjin dhe trajtojne punonjësit e tyre në mënyrë të barabartë. Diversiteti më i madh në tregun e punës në Shqipëri do të sillte përfitime të mëdha ekonomike”.

Kryeinspektori z. Arben Seferaj duke vlerësuar bashkëpunimin me APP, tha se “deklarimi nga ana e operatorëve ekonomikë per garantimin e zbatimit të dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës, konkretisht për mbrojtjen e të drejtës për punësim dhe profesion ndaj çdo forme diskriminimi, dhe lidhjen e kontratave të punës nga çdo punëmarrës, si dhe garantimi i marrjes së të gjithave masave për sigurinë dhe shëndetin në punë, e veçanërisht për grupet e rrezikuara, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e punësimit për çdo punëmarrës”.

Drejtoresha e APP, znj. Reida Kashta, vlerësoi se “përdorimi i legjislacionit të prokurimit publik dhe, në këtë rast, i dokumentave standarde të tenderit, si një instrument që nxit dhe siguron zbatimin e detyrimeve ligjore të parashikuara nga legjislacione të fushave të tjera, tregon edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka procesi i prokurimit publik dhe natyrën gjithëpërfshirëse të tij”.


DEKLARATA PËR SHTYP NR: 2019/ECA/139

Kontakt

Në Ministrine e Financave dhe Ekonomise
Violeta Shqalsi
Ne Zyren e Bankes Boterore, Tirane
Ana Gjokutaj
agjokutaj@worldbank.org
Api
Api