NJOFTIME PËR SHTYP

South East Europe climbs slowly out of recession, says World Bank

2014-05-26

SARAJEVË/ PRISHTINË 26 maj, 2014— Ekonomia e Europës Juglindore (EJG6[1]) filloi të rimëkëmbej nga recesioni i 2012-ës duke u rritur mesatarisht me 2.2 përqind në vitin 2013, sipas Raportit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore (RRrE EJLS) të Bankës Botërore. Lidhur me situatën në të ardhmen, raporti shprehet se rajoni parashikohet të rritet me 1.9 përqind në vitin 2014 dhe me 2.6 përqind në vitin 2015 falë rritjes së kërkesës së jashtme, por ky parashikimi zbehet nga rreziqe domethënëse që lidhen me përmbytjet e fundit në rajon.

Image

Përmbytjet e rënda, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, për shkak të reshjeve të papara më parë në mes të majit, kanë shkaktuar krizë humanitare, me dhjetëra persona të vdekur dhe me miliona të tjerë të shpërngulur, ose ka ndërprerë furnizimin me ujë ose energji elektrike. Po ashtu, janë shkatërruar shtëpi, janë dëmtur të mbjella dhe gjëja e gjallë dhe është ndërprerë transporti. Përmbytjet pa dyshim do të kenë ndikim negativ mbi rritjen e vitit 2014, megjithëse është ende shumë shpejt për ta matur ndikimin e plotë. Vlerësimet e dëmit, të nevojave humanitare dhe të ndërhyrjeve për rindërtim janë në proces e sipër, ndërkohë që ësht  137 ofruar ndihma e parë.

Në vitin 2013, secili nga të gjashtë shtetet e Europës Juglindore shënoi ritme pozitive rritjeje. Rritje në nivelin 3 përqind ose më shumë u shënua në Kosovë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Malin e Zi. Viti i mbarë bujqësor dhe rritja e industrisë kanë mbështetur aktivitetin ekonomik të rajonit në të gjitha shtetet.

“Në vitin 2013, Europa Juglindore filloi të rimëkëmbej nga recesioni,” shprehet Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. “Rritja ekonomike u bë e mundur falë kërkesës në rritje për eksportet e rajonit nga shtetet me të ardhura të larta, veçanërisht nga shtetet e Bashkimit Europian (BE). Përmbytjet shkatërruese në mes të majit janë një fatkeqësi humanitare për disa vende të Europës Juglindore dhe do të kenë ndikime në rimëkëmbjen ekonomike për disa vite në vijim, të cilat pritet të vlerësohen më tej”.

Sipas raportit, eksportet janë rritur me afro 17 përqind në vitin 2013, të kryesuara nga një rritje e shpejtë në eksportet serbe. Rritja kryesore në vitin 2013 ka ardhur nga eksportimi i makinerive dhe i pajisjeve të transportit, kryesisht nga Serbia dhe nga Maqedonia. Ndërkohë mineralet e djegshme të eksportuara nga Shqipëria dhe Mali i Zi ishin shumë domethënëse për këto dy vende, ndërsa metalet bazë zunë rreth çerekun e eksporteve nga Kosova në vitin 2013.

Në kontrast, kërkesa e brendshme e rajonit u tkurr në vitin 2013. Duke komentuar këtë tregues, Goldstein shprehet: “Ne do të donim t’i nxisnim vendet e Balkanit Perëndimor për të kaluar nga rritja e nxitur nga kërkesa e brendshme drejt një rritjeje që vjen nga rritja e eksporteve, e cila çon drejt një integrimi më të madh me tregun europian dhe ato botërore. Paralelisht me rimëkëmbjen, ka ardhur koha që vëmendja të përqendrohet në krijimin e një klime investimesh nxitëse të rritjes së mbështetur në eksporte dhe konektivitetit.”

Kërkesa e brendshme është vënë më shumë nën trysni nga ulja e remitancave në rajon në vitit 2013, duke reflektuar një rimëkëmbje ekonomike ende të plogësht dhe mbizotërim të papunësisë së lartë në shtetet e BE-së. Me pak vende të reja pune të hapura, ulje të remitancave dhe kreditim të kufizuar në ekonomi, të ardhurat e familjeve dhe fitimet e kompanive nuk ishin në gjendje të nxisnin konsumin e brendshëm ose investimet në rajon.

“Në tërësi, ndërsa rimëkëmbja ka sjellë rritje, shtetet në rajon kanë akses të kufizuar në përkthimin e rimëkëmbjes ekonomike në vende të reja pune,” tha Gallina A Vincelette, Ekonomiste Kryesore dhe një ndër autoret e RRrE-së EJL-në“Papunësia ka qenë shumë e lartë në rajon, me nivel mesatar prej mbi 24 përqind në vitin 2013. Nivelet e vazhdueshme të larta të papunësisë dhe papunësia kronike kanë mbizotëruar ndërmjet grupeve të cenueshme, të tillë si të rinjtë, gratë, dhe personat me aftësi të ulëta.”

Sipas raportit, sfidat janë ende të pranishme dhe kërkojnë veprime në sektorët financiarë dhe fiskalë. Zbutja e huave të këqija të larta dhe në rritje, rifillimi i rritjes së kreditimit për bizneset huamarrëse, vendosmëria për përpjekje konsoliduese për të ruajtur bilancin fiskal dhe ulja e borxhit publik do të çonin në përshpejtimin e aktivitetit ekonomik. Për të mbështetur rritjen në rajon, vendet duhet të forcojnë më tej themelet e brendshme makro-ekonomike që ndihmojnë prodhimin dhe rrisin rezistencën ndaj trazirave të jashtme .

Për më tepër, rimëkëmbja ekonomike e kohëve të fundit përbën një mundësi për të rinisur reformat strukturore të nevojitura prej shumë kohe. Përparësitë për rritje dhe për hapjen e vendeve të reja të punës përfshijnë stabilizim makro-ekonomik dhe fiskal, përmirësim të konkurrueshmërisë dhe të konektivitetit, rritje të aftësive dhe të produktivitetit të punës, dhe forcim të qeverisjes dhe të antikorrupsionit.

Për Kosovën raporti shënon se Kosova mbetet ekonomia me rritjen më të madhe në rajon dhe se projeksioni për rritjen e saj ekonomike është se ajo do të shpejtohet në vitin 2014.  Në këtë kontekst, Agim Demukaj, Ekonomist dhe ko-autor i raportit, ka theksuar se “Kosova ka pasur një rritje ekonomike solide, mirëpo që nuk ka krijuar vende të reja të punës”.

Duke shikuar përpara, Jan-Peter Olters, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, ka komentuar: Kosova duhet të sigurojë që fokusi i politikë-bërjes të mbetet në stabilitetin makro-fiskal pa të cilin objektivi i vendit për rritjen e punësimit nuk mund të arrihet në një mënyrë të qëndrueshme”.

[1]  Shtetet e EJL6-ës janë Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia.




Kontaktet e mediave
Në Prishtina
Lundrim Aliu
tel : +381-38-224-454 #107
laliu1@worldbank.org
Në Washington
Kristyn Schrader-King
tel : +1-202-458-2736
kschrader@worldbank.org

BURIME


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/526/ECA

Api
Api