HISTORIA E PËRZGJEDHUR

“Ajër i pastër dhe internet pa pagesë” në Maqedoninë rurale

2014-07-23


Image

Wi-Fi kiosqet në hyrjen e shkollës në komunën e Staro-Nagoriçane, Maqedoninë



“Ajër i pastër dhe internet pa pagesë”  “Ajër i pastër dhe internet pa pagesë” shkruhet në një artikull lajmesh onlajn, duke publikuar fillimin e instalimit të kioskut të parë nga gjithsej 680 kiosqeve që do të instalohen për Wi-Fi internet qasje ne Republikën e Maqedonisë. Në spjegim të thjeshtë ky titull rrumbullakëson përfitimet positive, nga proekti i qeverisë për Wi-Fi kiosqet.Proekt i cili mundëson qasje pa pagesë në e-qeverisje, lajme onlajn, rrjetet sociale, dhe web kërkim, në qendrat rurale në të gjithë territorin e Republikës.

Në hyrje të Algunjës, fshat me gjithsej 240 banorë, në komunën e Staro Nagoriçanes, komunë kjo në veri-lindje të Shkupit,  na duheshte të ndërojmë dy automjete sepse rrugët janë në gjendje të mjerueshme, gjatë ngjitjes në lartësi ku fshati ndodhet, më tej edhe më lart për të arritë deri tek, shkolla ku Wi-Fi kiosku është instaluar. Disa shtëpi që i pamë udhës tatëpjete dukeshin modeste dhe vërtetuan atë që e dijmë nga statistikat, krahasuar me shtëpitë në qytete, sepse familjet në pjesët rurale kanë shumë më pak të ardhura, nivele më të larta të papunësisë, dhe kanë më pak kompjutorë apo telefona të mençur.

Shkolla në të cilën arritëm, kishte nevojë për riparime, përmirësim të kanalizimit si dhe izolim të dyerve dhe dritareve. Siç duket, fondet për këtë riparim janë të pamjaftueshme – rast që është dukuri e shpeshtë në shkollat me numër të vogël të nxënësve. Mbyllja e këtyre shkollave me pak nxënës dhe rilokimi i tyre në të tilla me më shumë nxënës duket si zgjidhje pragmatike, por propozimet e tilla janë jo të dëshirueshme nga popullata vendase.

Shkollat në vendet rurale si Algunja, jo vetëm se kanë rolin edukativ, por ato njëashtu lidhin populatën lokale me botën moderne.Duke faleminderuar WI-FI kioqeve, shtëpitë që janë në largësi deri më 100 metra nga shkolla shfrytezojnë internet pa pagesë.

Terreni malor, dhe dendësia e vogël paraqet vështirësi për propozimin e ofertave komerciale për internet për këto banorë. Kjo është arsyeja që Ministria për IT dhe administrate, vendosi të shfrytëzojë infrastrukturën ekzistuese nga një proekt i mëparshëm i USAID “Maqedonia konekton” duke shfrytëzuar pajisjet për lidhje në largësi nga prodhuesi Motorola kanopi, me qëllim afrimin e internetit në këto vendbanime rurale. Edhe pse paksa teknologji e vjetër, Motorola-Kanopi, mundësoi lidhjen me internet të shumicës së këtyre vendbanimeve rurale, me shpejtësi internet deri më 1 megabit për sekondë. Për shumicën e këtyre vendbanimeve që nuk kanë asnjë tjetër ofertë për qasje në internet komercial të ofruar nga firma të ndryshme private që kanë si veprimtari shpërndarjen e internetit, ose që nuk kanë rrymë permanente, kjo ështe e mirëseardhur. Në realitet nuk është për tu habitur kur shohim shumë nxënës duke pritur rradhë për tu kyçur në WI-FI kiosqet dhe për të bërë detyrat e shtëpisë për shembull.

WI-FI kioqet, në vetvete, kanë shumë qëllime të bashkuara në një të arritur fundore: të afrojnë “shoqërinë informative” deri tek bashkësia rurale.Ministria na kërkoi të bëjmë një evaluim të proektit, duke mbledhur të dhëna nga përdoruesit, përfaqësuesve të shtetit, dhe nga firmat private. Edhe pse ministria deri më sot nuk ka bërë matjen e asaj, se sa dhe cilat qëllime proekti i ka arritur, ekipi ynë konstaton se në përgjithësi qeveria arriti efekt pozitiv në zhvillimin e vendbanimeve rurale, dhe për më shumë edhe tejkaloi rezultatet e parashikuara ne fillim:

  • Shkolave me qasje të dobët internet apo pa qasje, iu mundësua lidhja me internet pa pagesë për qëllime edukimi apo përmbushjes së obligimeve që arsimtarët kanë për administrim të punës së tyre. (Gjithsej 115 shkolla të tilla në vitin 2013-2014) 
  • E dijmë që jo të gjithë banorët e ndonjë vendbanimi shfrytëzuan kiosqet, dhe ekzemplari ynë mori në konsiderim edhe ato të cilët nuk jetojnë afër vendbanimeve me WI-FI kiosqe, (duke u bazuar në pyetësorin tone, 39% të të anketuarve kishin shfrytëzuar kiosqet), shumica e tyre shohin në kiosqet si një nevojë reale(rreth 83% besojnë këtë) dhe do të jenë të dëshpëruar nëse do të ishin deinstaluar (52% të të anketuarve besojnë se banorët do të ragonin në ketë vendim) ;
  • Kiosqet i mundësuan banorëve të surfojnë internetin, arrijnë deri te informatat e kërkuara, hulumtojnë informata të cilat u duhen, informohen për proceset politike ose pjesëmarrin në procese demokratike, dhe komunikojnë me të tjerrët. Komunikimi me miq dhe farefis bëhet shumë i rëndësishëm, posaçërisht edhe për trendin e lëvizjes në rajone të tjera për shkaqe ekonomike;
  • Banorët kanë qasje në serviset e e-qeverisë dhe informimit public, e cila nga ana e vetë ka redukuar harxhimet për qeverinë dhe për përdoruesit(një nga tre operatorët-fima, kanë raportuar se më shumë se 60% e faqeve të hapura, në kohën e fundit janë faqe të institucioneve publike);

Në fillim proekti u planifikua për 4 vite, dhe është nga fundi i vitit të 4-të. Në disa rajone, firmat implementuese gjetën mundësinë e investimit dhe ofrimit të paketës komerciale për internet shfrytëzim. Pasi që në 520 nga gjithsej 680 lokacioneve, mirëmbajtja dhe çmimi i lartë i ofrimit të shërbimit, paraqet problem real për ofrimin e internetit komercial ndaj banorëve të këtyre vendbanimeve.

Ekipi ynë është i brengosur se vendbanimet të cilat nuk kanë asnjë ofertë tjetër komerciale apo jokomerciale për internet do të gjenden para një “errësire interneti”. Për shembull,kiosku në Algunjа,do të ndërpresë punën në mes të Gushtit 2014. Qeveria ka bërë shumë përpjekje për sjelljen/vendosjen e lidhjes për disa rajone vërtetë "të çkyçura", e që ka dhënë përfitime reale dhe të dukshme. Pa dyshim, nuk duhet të ndalet në këtë pikë: duhen edhe më shumë përpjekje për t’u siguruar që rezultatet e arritura nga projekti të jenë të qëndrueshme përtej jetëgjatësisë së tij katër-vjeçar.

Autorët iu faleminderohen, Anita Bozhinovskës dhe Artan Saliut, nga zyra e Bankës Botërore në Shkup, për përkthimin e materialit ne Shqip dhe Maqedonisht.




Api
Api