Skip to Main Navigation

Xiaoqing Yu


Xiaoqing Yu është Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, detyrë të cilën e mori në korrik 2022. Më herët Xiaoqing, ka qenë Drejtoreshë për Strategji dhe Operacione për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, detyrë të cilën e mbante që prej korrikut 2020. Së bashku me Zëvendëspresidentin Rajonal dhe ekipin drejtues rajonal, Xiaoqing mbikëqyri zhvillimin e strategjive operacionale dhe zbatimin e politikave për to në rajon, ashtu sikurse shpërndarjen e shërbimeve operacionale dhe atyre të dijes nga Banka Botërore për vendet kliente në rajon.

Xiaoqing ka mbajtur gjithashtu detyrën e Drejtoreshës për Strategji dhe Operacione për Azinë Lindore dhe rajonin e Paqësorit dhe atë të Drejtoreshës për Strategji dhe Operacione për zëvendëspresidencën e Praktikës Globale të Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore, duke mbikëqyrur programet operacionale dhe të dijes në Bankë për sektorë si edukimi, shëndeti dhe mbrojtja sociale në rajone të ndryshme. Ajo ka qenë gjithashtu Drejtoreshë e Praktikës Globale për Mbrojtjen Sociale dhe Punën, përgjegjëse për programet e Bankës për asistencën sociale, sigurimet sociale dhe tregun e punës.

Xiaoqing ka kryer studimet bachelor në degën Ekonomiks në universitetin e Pekinit dhe ka kryer doktoraturën për të njëjtën dege në universitetin Cornell.