Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme që prej tranzicionit nga ekonomi e centralizuar në ekonomi të tregut të lirë. Në vitin 2011 në sajë të rritjes ekonomike Shqipëria u rendit vend me të ardhura të mesme të larta. Vendi po zbaton reforma të rëndësishme strukturore, të cilat do të mbështesin rritjen e barabartë ekonomike, rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, krijimin e më shumë vendeve të punës, përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike.
Qeveria është e përqendruar te rritja e qëndrueshme, kryesisht në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe digjitalizimit, si dhe te rritja e aftësisë për t’u përballur me goditjet. Ruajtja e ritmit të reformave është prioritet. Shqipëria hapi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në tetor 2024. Me hapjen e të gjithë kapitujve dhe një afat kohor të qartë drejt anëtarësimit, Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm në këtë proces.
Grupi i Bankës Botërore dhe partnerët e tjerë po bashkëpunojnë për të mbështetur qeverinë të kapërcejë sfidat dhe të zbatojë objektivat afatgjata të zhvillimit të vendit.
Lexoni më shumë
Lexoni më pak