Shqipëria
NË SHIFRA: SHQIPËRIA
PAMJE E PËRGJITHSHME: SHQIPËRI
Në qendër të punës të qeverisë është rritja e qëndrueshme, përshpejtimi i konvergjencës me Bashkimin Evropian (BE) kryesisht në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe digjitalizimit, si dhe te forcimi i qendrueshmërisë. Ruajtja e ritmit të reformave është prioritet. Shqipëria hapi negociatat për anëtarësim në BE në tetor 2024 dhe prej asaj kohe ka hapur të gjithë kapitujt negociues. Vendi ka mbyllur gjithashtu përkohësisht kapitujt e parë, duke shënuar një progres të mëtejshëm drejt anëtarësimit.
Grupi i Bankës Botërore dhe partnerë të tjerë po punojnë së bashku për të mbështetur qeverinë të përballojë sfidat dhe të realizojë vizionin afatgjatë të zhvillimit të vendit.
Kushtet në tregun e punës mbeten të forta, me papunësinë në nivelin më të ulët historik dhe varfërinë që vazhdon të bjerë. Në të njëjtën kohë, presionet inflacioniste u rritën gradualisht gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke reflektuar çmimet më të larta të ushqimeve dhe të karburanteve, rritjen e qirave dhe rritjen e fortë të pagave.
Pavarësisht këtij progresi, sfidat strukturore vazhdojnë të kufizojnë produktivitetin dhe të ngadalësojnë konvergjencën drejt standardeve të jetesës të BE-së. Rritja ekonomike mbetet e përqendruar në turizëm dhe shërbime, ndërsa baza e eksporteve mbetet relativisht e ngushtë. Emigracioni, plakja e popullsisë, mospërputhjet e aftësive dhe informaliteti vazhdojnë të ndikojnë në perspektivat e rritjes afatgjatë.
Rritja ekonomike parashikohet të moderohet në vitin 2026 në kushtet e pasigurisë globale, përpara se të forcohet gradualisht në afat të mesëm. Zbatimi i vazhdueshëm i reformave të lidhura me anëtarësimin në BE pritet të mbështesë diversifikim më të madh, investime më të forta dhe rritje ekonomike afatgjatë.
Grupi i Bankës Botërore është një nga mbështetësit kryesorë të ndihmës për zhvillim në Shqipëri. Ai luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e reformave, forcimin e institucioneve dhe financimin e investimeve në të gjithë sektorët.
Portofoli aktual i kredisë së Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) është rreth 580 milionë dollarë, dhe përfshin shtatë projekte në sektorët e tregtisë dhe transportit, ujit, bujqësisë, digjitalizimit dhe mjedisit. Portofoli përfshin edhe dy fonde besimi (trust funds), me vlerë 1.6 milionë dollarë.
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) sjell ekspertizën e saj botërore në Shqipëri përmes shërbimeve këshilluese strategjike dhe projekteve të investimeve që mbështesin kalimin drejt një modeli të larmishëm, me vlerë të shtuar më të lartë dhe të orientuar nga eksportet. Përmes investimeve dhe shërbimeve këshilluese, IFC punon për të mobilizuar kapital privat, për të forcuar konkurrueshmërinë, për të krijuar vende pune dhe për të mbështetur veprimtari ekonomike me vlerë më të lartë.
Angazhimi i IFC-së, përfshirë mobilizimin e kapitalit privat, arrin në 350 milionë dollarë, me një portofol investimesh që përfshin dy projekte huadhënieje dhe një transaksion të financimit të tregtisë. Aktivitetet këshilluese të IFC-së në Shqipëri përbëhen nga 15 projekte rajonale, në fusha si financat digjitale, financimi i bujqësisë, financimi klimatik, parqet eko-industriale, shërbimet logjistike dhe qeverisja korporative. IFC përqendrohet në mbështetjen e sektorëve si energjia e rinovueshme, financimi i gjelbër, infrastruktura, turizmi, financat digjitale dhe sektorë të tjerë me potencial për të tërhequr investime private dhe për të kontribuar në rritjen afatgjatë.
Fushat kryesore përfshijnë:
1. Rritja Ekonomike dhe Konkurrueshmëria: Grupi i Bankës Botërore synon të mbështesë Shqipërinë në zbatimin e reformave strukturore që promovojnë rritje të barabartë, rrisin produktivitetin dhe përmirësojnë konkurrueshmërinë në ekonomi. Kjo përfshin përpjekjet për të krijuar më shumë vende pune dhe për të përmirësuar qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve publike.
2. Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor: Grupi i Bankës Botërore është i përkushtuar për forcimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri duke përmirësuar sistemet e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale. Kjo përfshin iniciativa për të rritur kapitalin njerëzor dhe për të promovuar një rritje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
3. Rezistenca ndaj Goditjeve: Rritja e rezistencës së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve natyrore është jetike për mbrojtjen e jetës, shtëpive dhe bizneseve. Kjo përfshin projekte që synojnë përmirësimin e menaxhimit të aseteve rrugore dhe urave, si dhe shkallëzimin e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë.
4. Qëndrueshmëria Mjedisore: Masat kryesore përfshijnë përmirësimin e kuadrit të tregut të energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit të gjelbër.
Strategjia e Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri është gjithëpërfshirëse, duke mbuluar aspektet ekonomike, infrastrukturore, sociale dhe mjedisore për të ndihmuar vendin të arrijë zhvillim dhe rezistencë të qëndrueshme.
Njihuni me analizat më të fundit, lajmet dhe aktivitetet nga Shqipëria.
Projekte
Rezultate
PROJEKTE dhe REZULTATE
Mësoni rreth projekteve që ndihmojnë Shqipërinë të krijojë më shumë vende pune, të forcojë kapitalin njerëzor, të ndërtojë qëndrueshmëri dhe të përparojë drejt anëtarësimit në BE.
KËRKIME DHE PUBLIKIME
- world-bank:content-type/publication
- world-bank:content-type/publication
- world-bank:content-type/report
LIDHUNI ME NE
Drejtimi i Zyrës në Shqipëri
Zyra në Shqipëri
Rruga “Ibrahim Rugova”, Vila Nr. 34,
Tiranë, Shqipëri
(+355-4) 2280 650 / 51