Shqipëria po i bën më të sigurta digat e hidrocentraleve të saj, burimit kryesor të energjisë në vend

2016-10-13


World Bank Group


Hidrocentralet në Shqipëri sigurojnë rreth 80% të energjisë elektrike të vendit, prandaj mirëmbajtja dhe siguria e tyre është shumë e rëndësishme.

Ky është edhe qëllimi i Projektit të Sigurisë së Digave, të mbështetur me  fondet e Bankës Botërore. 

Fatos Bundo, Drejtori i Projektit, shpjegon se masat për rinovimin që kanë filluar tashmë në tre nga hidrocentralet më të mëdha në vend në kaskadën e lumit Drin, do të parandalojnë problemet serioze që mund të çfaqeshin në të ardhmen.

“Po të mos e kishim zbatuar këtë projekt, degradimi i përditshëm do të kish bërë të nevojshme marrjen e masave ekstreme, krejt e kundërta nga ajo që po bëjmë tani,” thotë ai nga Komani, hidrocentrali më i fuqishëm në veri të Shqipërisë.

Përmes Projektit për Sigurinë e Digave, Komani dhe dy hidrocentrale po përfitojnë furnizim me pajisje të reja elektro-mekanike, përfshirë sisteme të IT-së për kontrollin dhe monitorimin e tyre.


" Po të mos e kishim zbatuar këtë projekt, degradimi i përditshëm do të kish bërë të nevojshme marrjen e masave ekstreme. "

Fatos Bundo

Drejtori i Projektit

Image

Përmes Projektit për Sigurinë e Digave, Komani dhe dy hidrocentrale të tjera do të pajisen me pjesë të reja elektro-mekanike që do të mundësojnë një kontroll dhe monitorim më të mire të tyre.

Photo: J. Benzenberg/World Bank

“Me modernizimin e sistemit të turbinave, ne mund të kontrollojmë tashmë sasinë e energjisë që prodhohet këtu, në varësi të nevojave të popullsisë,” thotë Bundo.

Ai shton se shërbimet e jashtme të hidrocentralit, të njohura ndryshe edhe si “fytyrat” – janë rinovuar gjithashtu, për të parandaluar ndonjë rrjedhje të mundshme.

“Rreziku pas rehabilitimit të hidrocentralit do të jetë zero. Sigurisht që ne duhet të vazhdojmë ta mirëmbajmë atë, por si rezultat i këtij rinovimi jemi 100 përqind të sigurtë që nuk ka asnjë rrezik për publikun,” thotë Bundo. 


" Rreziku pas rehabilitimit të hidrocentralit do të jetë zero. "

Ky është një lajm i mire për Zef Hajdaraj, banor dhe pronar hoteli në fshatin në rrëzë të hidrocentralit të Komanit. Ai thotë se hidrocentrali ka siguruar energji dhe vende pune për banorët e zonës prej shumë vjetësh.

“Çdokush do të përfitojë nga investimi në sigurinë e hidrocentralit. Të rinjtë mund të punësohen atje, si dhe komuniteti në përgjithësi,” thotë 66 vjeçari Hajdaraj.

 “Ata a dine që tani është i sigurtë, ” thotë ai.


Image

Edhe pjesët e jashtme të digave po rinovohen për të parandaluar ndonjë rrjedhje të mundshme.