Reformat në sektorin energjitik do ta fuqizojnë më tej Shqipërinë

2016-10-07


World Bank Group

Përmirësimet në furnizimin me energji elektrike në vend kanë ndodhur si pasojë e forcimit me ligje të reja që detyrojnë pagesën për furnizimin me energji dhe reformave të tjera që synojnë investime më të mira si rezultat i rritjes së të ardhurave. Banka Botërore i mbështet këto reforma përmes Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit Energjitik.

Agim Hadushaj thotë se gjërat po duken gjithnjë e më të mirë për të dhe familjen e tij të madhe në qytetin e Fierit.

“Tani kemi drita rregullisht, makina larëse dhe televizori nuk na prishen si më parë për shkak të ndërprerjeve të energjisë,” thotë Hadushaj, një pensionist 66 vjeçar.

Nusja e djalit të tij, Anila Hadushaj, është po aq e kënaqur me përmirësimet në furnizimin me energjia. Sektori energjitik ka vuajtur deri së fundmi prej vite të tëra braktisjeje.

Ajo thotë se furnizimi i pandërprerë me energji elektrike është mirë jo vetëm për të, për të kryer punët e shtëpisë, por më e rëndësishmja fëmijët e saj tashmë mund të studiojnë natën.

“Energjia elektrike pa ndërprerje është shumë e rëndësishme për fëmijët që të mund të bëjnë detyrat në çdo kohë dhe është e nevojshme edhe për të larë enët, hekurosur apo gatuar për familjen,” thotë Anila.

Përmirësimet në furnizimin me energji elektrike në vend kanë ndodhur si pasojë e forcimit me ligje të reja që detyrojnë pagesën për furnizimin me energji dhe reformave të tjera që synojnë investime më të mira si rezultat i  rritjes së të ardhurave.

Banka Botërore i mbështet këto reforma përmes Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit Energjitik.


" Tani kemi drita rregullisht, makina larëse dhe televizori nuk na prishen si më parë për shkak të ndërprerjeve të energjisë. "

Agim Hadushaj

pensionist

Image

Furnizimi i pandërprerë me energji është mirë jo vetëm për të kryer punët e shtëpisë, por veçanërisht për fëmijët që tani mund të studiojnë edhe natën.


“Për herë të parë në 25 vjet ne mund të bëjmë investime si rezultat i rritjes së të ardhurave,” thekson Adrian Çela, Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.

Këto investime, thotë ai, përfshijnë përmirësime në rrjetin e energjisë me pajisje të reja dhe vendosjen e kabinave elektrike individuale në lagjet në të gjithë vendin për të rritur sigurinë e furnizimit të vazhdueshëm dhe cilësinë e furnizimit.

“Njerëzit e kanë kuptuar nevojën për ta paguar energjinë elektrike dhe të ardhurat në rritje po u kthehen atyre përmes investimeve, të cilat sigurojnë furnizim më të mirë dhe ulje të humbjeve teknike dhe jo-teknike,” thotë  Çela.

Bashkim Osmani, inxhinier elektrik në një nënstacion në  Tiranë, thotë se investimet e fundit në fiderat e rinj – linjat që shpërndajnë energjinë nga rrjeti – tani mundësojnë që energjia elektrike të shpërdahet në mënyrë më të sigurtë në më shumë shtëpi dhe biznese.

“Pajisjet janë një pjesë kryesore e punës sime. Pajisje më të mira, furnizim më i mirë për konsumatorët,” thotë Osmani.

430 mijë familje do të përfitojnë nga programi i përgjithshëm i investimeve.

Edmond Bejleri, pronar i një biznesi dyersh dhe dritaresh plastike në Tiranë, thotë se përmirësimi në rrjetin energjitik të vendit do të thotë më shumë energji – furnizim i rregullt me energji – e cila i nevojitet atij për të vënë në punë makinat prerëse në sipërmarrjen e tij.  Ai thotë se përmirësime të tilla do të bëjnë që edhe më shumë njerëz ta përdorin dhe paguajnë energjin, dhe kjo do të sjellë më shumë të ardhura, duke reduktuar kështu kostot për konsumatorin.

“Përmirësimi i situatës energjitike është një gjë e mirë, sepse në një periudhë afatgjatë do të rezultojë në çmime më të ulëta për bizneset dhe familjet,” thotë ai.


" Për herë të parë në 25 vjet ne mund të bëjmë investime si rezultat i rritjes së të ardhurave. "

Adrian Çela

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Hajrie Bajrami, një pensioniste me nevoja të veçanta, merr kompensim për faturën e saj të energjisë. Familja e saj gjithashtu është pjesë e një plan pagese me këste të përballueshme që e ndihmon atë të paguajë detyrimet e vjetra e të papaguara ndaj kompanisë energjitike.

“Sigurisht që kjo është një zgjidhje e mirë, për mua dhe familjen time. Ne jemi të kënaqur sepse na mbeten pará për nevojat e tjera si ushqimi dhe mjekimet,” thotë ajo.


Image

Hajrie Bajrami, një pensioniste me nevoja të veçanta, merr kompensim për të paguar faturën e energjisë dhe I është mundësuar pagesa me këste të përballueshme e detyrimeve të vjetra.

Image
430
mijë familje do të përfitojnë nga programi i përgjithshëm i investimeve.
Burim »