Fjalime dhe tekstet e fjalimeve

Fjala e znj. Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri

23 shtator 2015


Tahseen Sayed Tirana, Shqipëria

Siç përgatitet për t’u mbajtur

Image

Tahseen Sayed, World Bank Country Manager in Albania 


Shkëlqesia Juaj Z. Kryeministër, Ministër Cani, Ministrja Harito, Përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Administratës Publike dhe të Inovacionit, Zonja dhe Zotërinj!

Jam me të vërtetë e gëzuar që jam sot me ju në ceremoninë e nënshkrimit të Projektit të Ofrimit të Shërbimeve për Qytetarët. Ky është një moment i veçantë që shënon kulmin e një procesi thellësisht angazhues dhe dinamik të përgatitjes së projektit. Ky aktivitet ka gjithashtu një domethënie të veçantë, pasi është projekti i parë i investimit që nënshkruhet pas miratimit të Kuadrit të Ri të Partneritetit për Shqipërinë nga Grupi i Bankës Botërore. Siç e dimë të gjithë, KPSH-ja e re parashikon një nivel financim indikativ të pahasur më parë, prej 1.2 miliardë dollarësh amerikanë për të mbështetur reformat me bazë të gjerë të ndërmarra nga Shqipëria. Ndërkohë që mbështet aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në BE, KPSH-ja përqendrohet në mbështetjen për reformat e Qeverisë për të rikthyer stabilitetin makroekonomik, për të përshpejtuar rritjen e sektorit privat dhe për të forcuar administrimin e sektorit publik dhe ofrimit të shërbimeve.

Ne i jemi mirënjohës Kryeministrit për drejtimin e tij dhe kujdesin personal për këtë projekt te rëndësishem që synon të transformojë ofrimin e shërbimeve publike duke vënë në pah përmirësimet në transparencë dhe qeverisje të shërbimeve. KPSH-ja e Grupit të Bankës Botërore është e harmonizuar me këtë, si  edhe me përparësi të tjera reformash thelbësore të Qeverisë. Kuadri i ri i Partneritetit u bazua gjithashtu ne gjetjet e Analizës Sistematike të Bankës Botërore për Vendin që u ndërmor para hartimit te Kuadrit, e cila arriti në përfundimin se burimet kryesore historike të mungesës së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve janë pasojë e qeverisjes së dobët dhe konfigurimit të copëzuar institucional, si dhe e përdorimit shumë të kufizuar të teknologjisë në administratën publike. Analiza gjithashtu vuri ne pah pabarazitë social-ekonomike dhe hapësinore të aksesit në shërbime që ndikojnë mbi nëngrupet e popullsise me te ardhura me te pakteta  dhe në gjendje të cenueshme si: banorët e zonave rurale, gratë, dhe komunitetin Rom. Në kuadrin e kufizimeve fiskale ekzistuese, përmirësimet në cilësi dhe akses në shërbime duhet të vijnë si rrjedhojë e përmirësimit të efikasitetit te qeverisjes. 


Image

A signing ceremony of the Citizen-Centric Service Delivery Project


Qeverisja e mirë e sektorit publik është në qendër të reformave që Qeveria po zbaton dhe ajo prek të gjithë sektorët, si ato makro-fiskal, të energjisë, shëndetësisë, apo ndihmës sociale. Është përgjegjësi e administratës publike të mundësojë një mjedis shërbimi per qytetarët dhe bizneset. Në fakt, ky është tipari më i rëndësishëm i një administrate publike që funksionon mirë. Kjo kërkon nëpunës civilë profesionistë dhe efikase si edhe një administratë publike të mirëorganizuar që mund të ofrojë shërbime publike me standarde evropiane.

Gjatë këtyre 25 vite partneritet, Banka ka qenë e angazhuar në sektorë të shumëllojshëm, përfshirë edhe reformat në sektorin publik; dhe kjo është një fushë sfiduese ku rezultate priren të cfaqen me vonese të konsiderueshme dhe ku qëndrueshmëria e reformës përbën gjithmonë një sfidë. Zotimi i Qeverisë për të zgjuar besimin e qytetarëve në shërbimet publike dhe për të shndërruar marredhenien mes qytetarëve dhe shtetit, është një hap jetik në drejtimin e duhur dhe është gjithashtu në thelb të këtij projekti që po nënshkruajmë sot. Rezultatet në këtë fushë duhet të përforcojnë edhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Projekti i Ofrimit të Shërbimeve për Qytetarët prej 32 milionë dollarësh mbështet përmirësimet në cilësinë dhe aksesin në shërbime administrative në Shqipëri. Projekti do të disbursohet perkundrejt rezultateve te arritura. Ai do të mbështesë përforcimin e sistemeve ‘pas sportelit’ duke përmirësuar kështu marredheniet me qytetarin në zyrat e shërbimeve, ndërkohë që do te ngreje edhe kapacitetin e dhënies së shërbimeve.

Ne jemi të lumtur tek i bashkohemi partnerëve të tjerë për zhvillim që kanë mbështetur Qeverinë në reformën e vet “Inovacion për të luftuar korrupsionin”. E di që partnerë të tjerë, përfshirë edhe BE-në, do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për këtë nismë dhe për administratën publike në përgjithësi.

Së fundmi, më lejoni të përfitoj nga rasti të përshëndes me vlerësim të madh, drejtimin e Ministres Harito dhe bashkëpunimin e shkëlqyer e angazhimin teknik të ekipit të saj nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike. Do të doja të vlerësoja veçanërisht përgatitjen e palodhur të ekipit për këtë projekt. Dëshiroj gjithashtu të përshëndes ekipin tone në Bankën Botërore që e mbështetën këtë proces me angazhim të veçantë dhe sollën ekspertizë nga vende të tjera të botës.

Faleminderit!


Api
Api

Welcome