NJOFTIME PËR SHTYP 2017-11-16

Rritja ekonomike mbështet krijimin e vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor, thotë Banka Botërore

PRISHTINË, 16 nëntor, 2017 – Vendet e Ballkanit Perëndimor po shohin një rritje të punësimit, ndërkohë që rritja ekonomike vijon në të gjithë rajonin. Rritja ekonomike rajoniale pritet të arrijë në 2.6 përqind në vitin 2017, duke çuar në krijimin e 230,000 vendeve të reja të punës deri në qershor 2017 - një rritje prej 3.8 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme. Megjithë, papunësinë e lartë në të gjashtë vendet e rajonit, normat e punësimit u rikthyen sërish në nivelet e tyre të para vitit 2008 në Shqipëri, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave (IRJ) të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi. Më shumë se gjysma e vendeve të reja të punës në rajon janë krijuar nga sektori privat.

Sipas Raportit më të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore (BB RRrE), i prezantuar sot në Prishtinë, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të kenë rritje ekonomike në 2017. Ndërkohë parshikohet që ritmi i rritjes rajonale të përshpejtohet në 3.3 përqind në 2018 dhe 3.6 përqind në 2019. Investimet nxitën rritje të fortë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ndërkohë konsumi çoi në një rritje të qëndrueshme në Bosnje dhe Herzegovinë. Kriza më e hershme politike në IRJ të Maqedonisë si dhe dimri shumë i ashpër në Serbi, shkaktuan tkurrje të rritjes ekonomike në këto dy vende.

 

2016

2017e

2018f

2019f

Shqipëria

3.4

3.8

3.6

3.5

Bosnja dhe Hercegovina

3.1

3.0

3.2

3.4

Kosova

3.4

4.4

4.8

4.8

IRJ e Maqedonisë

2.4

1.5

3.2

3.9

Mali i Zi

2.9

4.2

2.8

2.5

Serbia

2.8

2.0

3.0

3.5

Ballkani Perëndimor

2.9

2.6

3.3

3.6

"Është inkurajuese të vërejmë se afro një dekadë pas krizës financiare globale, punësimi më në fund po rim/k/mbet në nivelet e parakrizës në pjesën më të madhe të rajonit", u shpreh Linda Van Gelder, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. "Tani është më e domdosdoshme se kurrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ruajnë tempin e reformave, me qëllim krijimin e mundësive dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetar/t e Ballkanit Per/ndimor".  

Rritje ekonomike, e shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës, kontribuoi edhe në uljen e varfërisë në rajon. Norma e varfërisë për vitin 2017 parashikohet të jetë 23.6 për qind, që përbën një rënie me një pikë përqindje krahasuar me një vit më pare. Kjo do të thotë se rreth 124,000 njerëz kanë dalë nga varfëria gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, ato vijojnë të jenë ende të ekspozuara ndaj rreziqeve. Pasiguritë e politikave ose ndryshimi i kahut të tyre mund të ngadalësojnë investimet dhe rritjen ekonomike. Sipas raportit, këto rreziqe mund të zbuten nëpërmjet ruajtjes së qëndrueshmërisë fiskale duke përshpejtuar ndërkohë reformat strukturore - si forcimi i financave publike, përmirësimi mjedisit për investime dhe integrim, si dhe progresin me axhendën e anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE). 

 

Për publikimet e mëparshme të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ju lutem klikoni: www.worldbank.org/eca/wbrer

 


DEKLARATA PËR SHTYP NR: 2018/ECA/34

Kontakt

Pristina
Lundrim Aliu
(+381-38) 224-454 #107
laliu1@worldbank.org
Washington, DC
John Mackedon
+1 (202) 458-1358
jmackedon@worldbank.org
Tirana
Ana Gjokutaj
agjokutaj@worldbank.org
Api
Api