Skip to Main Navigation
NJOFTIME PËR SHTYP 31 tetor 2017

Të bësh biznes: Ekonomitë në Europën dhe Azinë Qendrore, përfshirë Shqipërinë, vijojnë axhendën e reformave

Uashington, 31 tetor 2017 — Ekonomitë në Europën dhe Azinë Qendrore kanë vijuar me një program aktiv të reformave për të përmirësuar klimën e tyre të biznesit, hapur vende të reja punë dhe për të nxitur rritjen, sipas botimit të 15 të raportit vjetor të Të bësh biznes të Grupit të Bankës Botërore.

Raporti i botuar sot, Të bësh biznes 2018: Reformim për të krijuar vende të reja pune regjistron 44 reforma në rajon gjatë vitit të kaluar, duke e çuar në total në 673 numrin e reformave të kryera gjatë 15 viteve të fundit.

Dy nga ekonomitë e rajonit, Kosova dhe Uzbekistani, dallojnë mes atyre që që janë përmirësuar më shumë gjatë vitit të kaluar në nivel global dhe 13 nga 24 ekonomitë e rajonit janë të renditura në 50 vendet e para në renditjen globale të raportit.

Reformat gjatë vitit të kaluar janë ndërmarrë kryesisht në fushat e Regjistrimit të Pronës (8 reforma), Marrje e një kredie (shtatë) dhe Mbrojtjen e investitorëve të pakicës (gjashtë). Për shembull, Gjeorgjia forcoi mbrojtjen e investitorëve të pakicës duke qartësuar pronësinë dhe strukturat e kontrollit.

Federata Ruse e bëri më të lehtë transferimin e pronësisë duke ulur më tej kohën e nevojshme për aplikimin për regjistrimin shtetëror të tranferimit të titullit të pronësisë. Reformat në Kosovë përfshinë miratimin e ligjeve të reja për të forcuar zgjidhjen e paaftësisë paguese dhe për të përmirësuar aksesin në kreditim. Uzbekistani forcoi mbrojtjen e investitorëve të pakicave duke rritur kërkesat për transparencën e korporatave, ndërsa Lituania e bëri më të lehtë marrjen e energjisë elektrike duke ristrukturuar procedurat dhe duke zvogëluar tarifat për lidhjen e energjisë.

Turqia jo vetëm që ka forcuar aksesin në kredi duke miratuar një ligj të ri mbi transaksionet e siguruara që krijon një regjistër të unifikuar të kolateralit dhe lejon ekzekutimin e kolateralit jashtë gjykatës, por gjithashtu ka përmirësuar sistemin e vet të raportimit për kreditë duke miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale. Ukraina ka lëhtësuar marrjen e lejes së ndërtimit duke ulur ndjeshëm tarifat.

Ekonomi të tjera në rajon që zbatuan reforma gjatë vitit të kaluar ishin Kazakistani (tri reforma), Republika e Kirgizstanit (një) dhe Taxhikistani (dy). Për shembull, në Kazakistan zbatimi i kontratave u bë më i lehtë duke vendosur standarde të reja plotësuese kohore për ngjarjet kryesore të gjykatave që respektohen në shumicën e rasteve. Reforma e zbatuar në Republikën e Kirgiztanit përforcoi aksesin në kreditim nëpërmjet dy dekreteve të reja që krijojnë një regjistër të unifikuar dhe modern të kolateralit dhe gjithashtu përmirësojnë sistemin e raportimit të kreditimit duke miratuar një ligj të ri për shkëmbimin e informacionit të kredisë. Taxhikistani lehtësoi hapjen e një biznesi duke rritur pragun e të ardhurave për regjistrimin e detyrueshëm për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe eliminuar një procedurë për të lehtësuar regjistrimin e pronës.

“Ekonomitë në Europën dhe Azinë Qendrore vijojnë të tregojnë një axhendë reformash të rëndësishme,” tha Santiago Croci Downes, Drejtuesi i Programit të Njësisë Të bësh biznes. “Ndërsa ndikimi i këtyre reformave përhapet, ka të ngjarë të shohim një sektor privat më dinamik, i cili do të kontribuojë në nxitjen e rritjes ekonomike në rajon".

Ekonomitë e rajonit të renditura më mirë janë Gjeorgjia (në vendin e 9-të), Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (11) dhe Lituania (16).

Ekonomitë e Europës dhe Azisë Qendrore kanë ecuri më të mirë në Të bësh biznes në fushat e Mbrojtjeës së investitorëve të pakicës dhe Regjistrimin e pronës. Për shembull, duhen mesatarisht 20 ditë për të tranferuar pronësinë tregtare (commercial property), krahasuar me mesataren globale prej 49 ditësh.

Rajoni vijon të përformojë nën potencialin e tij në lidhje me Lejet e ndërtimit dhe Marrjen e energjisë elektrike. Duhen mesatarisht 168 ditë për të marrë një leje ndërtimi në rajon, krahasuar me mesataren globale prej 158 ditësh. Një sipërmarrësi i duhet 114 ditë të lidhet me rrjetin e energjisë elektrike në rajon, krahasuar me mesataren globale prej 92 ditësh.

Shqipëria

Këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 65-të në lehtësinë e të bërit biznes, krahasuar me vendin e 58-të në raportin e vitit të kaluar. Arsyet kryesore për këtë ndryshim në renditje janë rezultat i disa përmirësimeve të metodologjisë dhe rishikimeve të të dhënave si dhe përmirësimet e bëra në mjedisin rregullator të biznesit të ekonomive të tjera në krahasim me ato të Shqipërisë.

“Në treguesin e Distancës nga vlerësimi me pikët maksimale (100), rezultati i Shqipërisë ka lëvizur nga 67.74 në raportin Të bësh biznes 2017 në 68.70 në Të bësh biznes 2018, sipas një metodologji krahasuese,” thotë Maryam Salim, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri. “Kjo do të thotë se gjatë vitit të shkuar Shqipëria ka përmirësuar në terma absolut rregullat e saj të biznesit sipas treguesve të raportit Të bësh biznes, pra vendi po ngushton diferencën me kufirin rregullator global. Kjo është një lëvizje pozitive ".

Në mënyrë më specifike, raporti Të bësh biznes konstaton se Shqipëria ka kryer ndryshime të rëndësishme në kuadrin rregullator lokal në fushat e mëposhtme gjatë periudhës 2016-2017:

  • Shqipëria ka përmirësuar aksesin në kreditim duke bërë ndryshime në Kodin Civil dhe në Ligjin për Barrën Siguruese, si dhe përmes miratimit të një ligji të ri mbi falimentimin. Tashmë barra siguruese mund të vendoset mbi çdo lloj pasurie të luajtshme – përfshirë ato materiale dhe jomateriale – dhe kreditorëve të garantuar u jepet prioritet absolut në procedurat e falimentimit;
  • Shqipëria ka amenduar legjislacionin për të ulur numrin maksimal të orëve të punës (përfshirë orët jashtë orarit) të lejuara gjatë një jave dhe për t’u siguruar se grave dhe burrave u jepet e njëjta pagesë për të njëjtën punë.

Disa nga sukseset e Europës dhe Azisë Qendrore gjatë 15 viteve të fundit përfshijnë:

  • Hapja e një biznesi dhe Pagesa e taksave kanë qenë fushat më kryesore të reformës, respektivisht me 120 dhe 108 reforma.
  • Pësëmbëdhjetë vjet më parë, duheshin mesatarisht 43 ditë për të regjistruar një biznes të ri në rajon krahasuar me 10 ditë tani. Kjo është sa gjysma e mesatares globale prej 20 ditësh. Ekonomia që është më mirë në lidhje me këtë indikator është Gjeorgjia, ku duhen vetëm 2 procedura dhe vetëm 2 ditë për të regjistruar një biznes të ri, krahasuar me 9 procedura dhe 25 ditë në vitin 2003.
  • Gjeogjia ka zbatuar shumicën e reformave gjatë 15 viteve të fundit, në total 47, e ndjekur nga Kazakistani dhe nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, me nga 41.

Raporti i plotë dhe të dhënat mund t’i gjeni në www.doingbusiness.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR: 2018/ECA/29

Kontakt

Uashington
Indira Chand
+1 (202) 458-0434
ichand@worldbank.org
Për kërkesa për transmetim
Huma Imtiaz
+1 (202) 473-2409
himtiaz@worldbankgroup.org
Tirana
Ana Gjokutaj
+355442284125
agjokutaj@worldbank.org
Api
Api