NJOFTIME PËR SHTYP

Reformat në sektorin farmaceutik në Shqipëri kontribojnë në rritjen e aksesit të barabartë për barnat dhe në racionalizim të shpenzimeve

16 korrik 2014


Tiranë, 16 korrik 2014 – Banka Botërore dhe Ministria e Shëndetësisë organizuan sot një seminar teknik mbi reformën në sektorin farmaceutik në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Menaxherja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahseen Sayed, zëvendës Ministrja Milva Ikonomi, stafi drejtues dhe teknik i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Agjencisë së Kontrollit të Barnave, përfaqësues nga partnerët për zhvillim dhe të sektorit farmaceutik.

Gjetjet dhe rekomandimet e studimit të fundit “Shqyrtimi i Politikave Farmaceutike në Shqipëri” u prezantua nga konsulenti i Bankës Botërore Luka Voncina. Ky studim paraqet një shqyrtim fillestar, analiza dhe rekomandime për këtë sektor në Shqipëri, duke ofruar mësime nga reformat e vendeve të tjera. Gjetjet kryesore theksojnë rëndësinë e reformës në sektorin farmaceutik në mënyrë që të racionalizohen shpenzimet, përmirësohet vendimmarrja për rimbursimin dhe rritjen e aksesit të barabartë për barnat. Raporti rekomandon shpenzime racionale për barnat sepse kjo kontribon në mirëqënien e qytetarëve, ndërkohë që mbahet niveli i duhur i kontrollit fiskal. 

Gjetje të tjera tregojnë se (i) në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka potencial të lartë për uljen e çmimit të barnave, (ii) kufizimet në furnizimin farmaceutik mbeten një pengesë kryesore për arritjen e një uljeje të ndjeshme të çmimit të barnave duke sjellë një furnizim të pabarabartë të popullatës dhe mungesë barnash në spitale, dhe (iii) implementim me faza i kuadrit rregullator, i cili trajton si çështjet e kërkesës edhe ato të ofertës, që të mund të fillojnë të  përmirësohen mangësitë aktuale.   

“Qeveria e Shqipërisë po ndërmerr reforma në sektorin e shëndetësisë për të përmirësuar eficiencën dhe cilësinë e shërbimeve spitalore, të cilat do të mbështeten nga Banka Botërore përmes një Projekti të ardhshëm të Reformës në Shëndetësi,” tha Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “Është inkurajuese që Ministria e Shëndetësisë, në përpjekjet e saj për të siguruar akses të barabartë në shërbime cilësore shëndetësore, po nis gjithashtu një reformë në sektorin farmaceutik si pjesë e reformave të përgjithshme të sektorit “.



Kontaktet e mediave
Në Tiranë
Ana Gjokutaj
tel : +355 42 284125
agjokutaj@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/AL

Api
Api

Welcome