NJOFTIME PËR SHTYP

Banka Botërore do të mbështesë Modernizimin e Sektorit Financiar të Shqipërisë

15 maj 2014


U miratua huaja për politikat e zhvillimit prej 100 milionë USD

Uashington 15 maj, 2014 — Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot huanë prej 100 milionë USD për Politikat e Zhvillimit për Modernizimin e Sektorit Financiar të Republikës së Shqipërisë. Huaja ka si synim të forcojë sistemin rregullator financiar dhe regjimin mbikëqyrës si dhe të zbusë cënueshmërinë e sektorit bankar dhe jobankar.

Huaja mbështet axhendën reformuese të Qeverisë duke trajtuar sfida kyçe të sektorit financiar. Një sektor financiar i zhvilluar më mirë kontribon për stabilitetin, redukton ndikimin e krizave financiare të cilat mund të kenë pasoja të rënda ndaj zhvillimit ekonomik, si dhe mbështet zbutjen e varfërisë.

Në mënyrë specifike, huaja mbështet reformat në tri fusha të gjera. Fusha e parë përqendrohet tek forcimi i aspekteve rregullatore dhe mbikëqyrëse të sektorit privat dhe tek përmirësimi i rrjetës së sigurisë financiare. Këto përpjekje pritet që të përmirësojnë përgatitjen e bankave për të përballuar krizat dhe të përmirësojnë kuadrin e sigurimeve të depozitave.

Fusha e dytë mbështet përshpejtimin e zgjidhjes për kreditë e këqija. Si rezultat i këtyre masave, përqindja e kredive të këqija pritet që të ulet në mënyrë të konsiderueshme deri në fillim të vitit 2015. Reduktimi i kredive të këqija do të mbrojë stabilitetin financiar dhe do t’u japë mundësi më mira bankave që t’iu përgjigjen kërkesave për kredi.

Fusha e tretë përqendrohet në forcimin e aspektit rregullator e mbikëqyrës për institucionet financiare jobankare. Ajo përpiqet të forcojë pavarësinë operacionale dhe kapacitetin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duke e lejuar që rregullojë dhe të mbikëqyrë institucionet financiare jobankare (IFJB) në mënyrë sa më efektive.

Autoritetet janë të angazhuara që të vazhdojnë një sërë reformash afatshkurtra dhe afatmesme për të nxitur zhvillimin e sektorit financiar. Këto reforma përfshijnë aktivitete të cilat do të kontribonin më tej në stabilitetin financiar të vendit, në zhvillimin e tregjeve financiare, në përmirësimin e përfshirjes financiare dhe në përmirësimin e raportimit financiar të organizatave. Grupi i Bankës Botërore do të mbështesë autoritetet në zbatimin e këtyre reformave.

Autoritetet shqiptare të sektorit financiar kanë marrë përsipër të realizojnë reforma të rëndësishme për të zbutur cënueshmërinë e sektorit financiar, thotë Mike Edwards, Specialist i Lartë Financiar i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore dhe Drejtuesi i këtij projekti. “Jemi të inkurajuar nga angazhimi i autoriteteve të sektorit financiar për të vazhduar më tej dhe për të thelluar reformat për të përmirësuar menaxhimin dhe zgjidhjen e kredive të këqija, për kuadrin e sigurimit të depozitave, zhvillimin e tregut të sigurimeve, menaxhimin e borxhit publik dhe kuadrit rregullator e mbikëqyrës për fondet e investimit”.

Kjo eshte nje hua e veçantë për politikat për zhvillim e cila lëvrohet me një këst të vetëm.

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Që prej kësaj kohe janë mbështetur 74 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 1.3 miliardë dollarësh nga IDA-ja dhe IBRD-ja, si dhe 49 projekte me vlerë të përgjithshme prej 225 milionë dollarësh nga IFC-ja. Aktualisht në Shqipëri po zbatohen gjashtë projekte  për asistencën sociale, infrastrukturën, ujrat, energjinë dhe administrimin e tokës, të cilët po e ndihmojnë Shqipërinë të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe t’i hapin rrugën integrimit evropian.

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Që prej kësaj kohe janë mbështetur 74 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 1.3 miliardë dollarësh nga IDA-ja dhe IBRD-ja, si dhe 49 projekte me vlerë të përgjithshme prej 225 milionë dollarësh nga IFC-ja. Aktualisht në Shqipëri po zbatohen gjashtë projekte  për asistencën sociale, infrastrukturën, ujrat, energjinë dhe administrimin e tokës, të cilët po e ndihmojnë Shqipërinë të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe t’i hapin rrugën integrimit evropian.



Kontaktet e mediave
Uashington
Kristyn Schrader-King
tel : 202 473-9277
kschrader@worldbank.org
Tirana
Ana Gjokutaj
tel : 355-42 280-655
agjokutaj@worldbank.org


DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/502/ECA

Api
Api

Welcome