NJOFTIME PËR SHTYP

Njoftim i Bankës Botërore mbi projekt-propozimin e hidrocentralit të Lukovo Pole

24 janar 2014


TIRANË, 24 janar 2014 –  Disa vite më pare, me kërkesë të qeverisë së Ish Republikës Jugosllave (IRJ) të Maqedonisë, Banka Botërore ra dakord të marrë në konsideratë një projekt-propozim për ndërtim hidrocentrali në Lukovo Pole.  Projekt propozimi synon të rrisë mbështetjen e IRJ të Maqedonisë në energjinë e rinovueshme dhe të përmirësojë kapacitetet ujëmbledhëse në mënyrë që të ulë cënueshmërinë e saj nga variacionet e reshjeve.  Kjo  do të rriste prodhimin e energjisë nga tri hidrocentrale ekzistuese në zonën e Mavrovos, duke ndërtuar një pritë me një rezervuar të vogel, si dhe një hidrocentral me fuqi të ulët.

Disa nga ndërhyrjet e propozuara do të përfshinin përdorimin e një pjese të ujit të lumit Radika në bazenin e Lumit Vardar. Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Serbia ndodhen përgjatë bazenit dhe për këtë shkak do të konsultohen mbi dizenjimin përpara se të merret ndonjë vendim për financim nga Banka Botërore. Projekt-propozimi është ende në fazën e dizenjimit dhe nuk është marrë ende asnjë vendim.

Vlerësimet preliminare tregojnë se projekt-propozimi do të kishte ndikim të limituar mbi sasinë e ujit që do të devijohet në Lumin Radika. Sasia e ujit pritet të jetë mjaftueshëm ndën tavanin prej 8.0 meter kub për sekondë të përcaktuar nga Marrëveshja Ndërkombëtare e vitit 1962 midis Shqipërisë dhe Ish Jugosllavisë (më pas e ratifikuar nga IRJ e Maqedonisë) dhe që është aktualisht në fuqi.  

Nën menaxhimin e Kompanisë maqedonase të Prodhimit të Energjisë, ekipe të ndryshme specialistësh ndërkombëtarë dhe vendas po kryejnë kërkime gjeologjike, rifreskojnë skicat inxhinjerike dhe po finalizojnë Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social për t’u siguruar që përmbushen standardet më të larta në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore, biodiversitetit dhe habitatit bimor sipas të gjitha politikave mbrojtëse të Bankës Botërore.  Kjo përfshin pajtueshmëri me politikat e mëposhtme mbrojtëse mjedisore dhe sociale: OP4.01 (Vlerësimi Mjedisor), OP4.04 (Habitatet Natyrore), OP4.12 (Zhvendosjet e detyruaraëBlerja e Tokës), OP7.50 (Ujërat Ndërkombëtareays), si edhe OP4.11 (Burimet Fizike Kulturore).

Do të sigurohen të gjitha standardet kombëtare, të BE dhe të Bankës Botërore, përfshirë njoftimin e gjithë shteteve që ndodhen përgjatë bazenit me të patur gati një projekt dizenjo. Banka Botërore konstaton se Qeveria e Shqipërise dhe ajo e IRJ të Maqedonisë kanë forcuar bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe po konsultohen në fazat e hershme të dizenjimit të projektit, gjë që rrit eficencën e burimeve të hidrocentraleve ekzistuese në mënyrë që shtohet përdorimi i energjisë së pastër e të rinovueshme në Europën Juglindore.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.worldbank.org.al

Na vizitoni në Facebook: https://www.facebook.com/WorldbankEuropeCentralAsia

via Twitter: https://www.twitter.com/worldbank

YouTube: https://www.youtube.com/worldbank

Kontaktet e mediave
Në Tirana
Ana Gjokutaj
tel : +(355-42) 280 655
agjokutaj@worldbank.org
Në Washington, DC
Kristyn Schrader-King
tel : +1 (202) 458-2736
Kschrader@worldbank.org
For Broadcast Requests
Natalia Cieslik
tel : +1 (202) 458-9369
ncieslik@worldbank.org

DEKLARATA PËR SHTYP NR:
2014/ECA/038

Api
Api

Welcome