Image

Gazmend Daci

Specialist i Lartë për Energjinë

Gazmend Daci është Specialist i Lartë për Energjinë në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë.

Para se të bashkohej me Bankën Botërore në vitin 2009, zoti Daci ka punuar me UNMIK në Kosovë. Ai ishte Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Kompaninë e Transmetimit të Energjisë në Kosovë gjatë periudhës 2006-2008. Për 20 vjet Z. Daci ka mbajtur poste të ndryshme si ekspert dhe menanxher në Korporatën Energjitike Shqiptare (KESH) si Drejtor i Institutit të Energjisë, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve, Drejtor i Departamentit të Planifikimit dhe Investimeve, Këshilltar Teknik i CEO-s së KESH, Menaxher i Përgjithshem i Sistemit Shqiptar të Transmetimit dhe Operatorit të Markave, dhe Këshilltar Teknik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në Shqipëri.

Fusha e tij e ekspertizës përfshin të gjitha aspektet e sektorit të energjisë dhe aplikimin e teknologjisë për të përmirësuar menaxhimin dhe operimin e infrastrukturës së sektorit të energjisë. Ai ka experience në planifikimin e sistemit energjetik, prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, lidhjet rajonale, infrastrukturën ndërkufitare dhe tregtinë e energjisë, si dhe hartimin dhe rregullimin e tregut për sektorin e energjisë.

Z. Daci ka një PhD në Sistemin e Energjisë dhe Kontrollin. Ka mban diplomën Master dhe Bachelor në Inxhinieri Energjetike. Ai gjithashtu mban një Diplomë Studimi të Avancuar në Inxhinieri Energjetike nga Universiteti Pierre dhe Marie Curie në Paris-6, Francë.


FUSHAT E EKSPERTIZËS
  • Energjia
  • Energjia hidrike
Welcome